Në kuadër të raportit ditor, Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie e ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.
“Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe xhelozie, e ka kanosur verbalishtë viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në një rast tjetër në Malisheve është arrestuar një person pasi e ka rrahur nipin e tij të mitur. Ai është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Edhe në Prizren u arrestua një person për shkak se sulmoi fizikisht djalin e tij.
“Prizren 05.02.2022 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”,