Delegacioni i Grupit të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor të Senatit francez, i kryesuar nga Marta de Cidrac, ka zhvilluar ditën e parë të vizitës në Kosovë.
Sipas Ambasadës së Francës në Kosovë, delegacioni është takuar me Koordinatorin për Integrimin Evropian, Jeton Zulfajn, Shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, kryetarin e Aleancës, Ardian Gjinin, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe oficerë francezë të KFOR-it.
Gjatë takimeve është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, sfidat kryesore të vendit dhe perspektivat e tij.
Ambasada franceze ka theksuar se Franca mbetet e angazhuar për zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të Kosovës, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të vendit.


























