Blerta Deliu, Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka provuar të sqarohet edhe një herë rreth deklaratës së saj rreth rastit Kumanova, transmeton Kosova Post.
Ajo Kuvendin e Kosovës tha se për asnjë moment nuk i ka vlerësuar si terroristë të arrestuarit në Maqedoni në rastin Kumanova:
“…Asnjë moment nuk i kam vlerësuar si terroristë të dënuarit në rastin ‘Kumanova’ në Maqedoni. Qëllimisht dhe me dashakeqësi më është shkëputur një fjali nga konteksti për të deformuar gjithë idenë… E keni keqinterpretuar si ju ka konvenuar për t’i nxitur e për të ndërsyer militanët tuaj.”
Më tutje, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje si parti në pushtet, ka shtuar:
“Keni dështuar të qeverisni sepse nuk aftësi e dijeni dhe po mundoheni ta mbani pushtetin duke ricikluar militantë”./KosovaPost/