Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Milan Radojçiq i është arratisur dje Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë deputetja Musliu ka thënë se do të mjaftonte që policët të ishin “serioz, profesional e të përkushtuar”, si me Dardan Molliqajn dhe operacioni do të kryhej me sukses.
Tutje, Musliu ka thënë se po të ishte në opozitë kryeministri Kurti do të thoshte “Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”.
“Do te mjaftonte vetëm qe Policia e Kosovës të ishin serioz e profesional e të përkushtuar siç ishin në rastin e Dardan Mulliqit qe operacioni të kryhej me sukses. Shenjtëria e tij Albin Kurti po të ishte në opozite do të thoshte për veprimet e Policisë: “ Me Dardanin skiftera e me Radojçiqin Pula”, ka shkruar Musliu.