Di Maria nuk i kursen batutat, me një të tillë që ndoshta nuk do ti pëlqejë Cristiano Ronaldos. Pas trasnferimit të Messit në Paris, argjentinasi komenton fushatën e blerjeve të klubit të sheikëve,që sipas tij është e denjë për ti ngjallur zili edhe portugezit.
“Cristiano Ronaldo do të vdiste nga dëshira për të qenë këtu. Kualiteti dhe organika që ka PSG tani është diçka unike. Nuk ndodh shpesh kjo në ndonjë klub dhe më të mëdhenjtë duan që gjithmonë të jenë me më të mirët. Cristiano me siguri do të donte të ishte me ne, por morrën Messin për fat, edhe është shumë më mirë kështu”, tha argjentinasi.
Në lidhje me Messin, Di Maria nuk e fsheh admirimin, duke e cilësuar atë superior ndaj çdo ylli me të cilin ka luajtur më parë, edhe pse lista ka natyrisht emra sugjestionues.
“Messi është i një tjetër kategorie, mund t’i hedhësh edhe një gur dhe ta stopojë sikur të mos ishte asgjë. Mendon gjithmonë para të tjerëve. Nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme. Kam luajtur me Ronaldon, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Persie, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk kam parë asnjë të ngjashëm me Messin. Leo është unik. Mendoj se do të ndihet këtu më mirë se në Barcelonë. Në Ibiza më kishte thënë që me Barcelonën ishte mbyllur gjithçka dhe që do të bënte gjithçka për të ardhur këtu”, tha Di Maria.
Një koment edhe për argjentinasin tjetër Kun Aguero, që shkoi te Barcelona për të luajtur me Messin dhe padyshim edhe objektivin primar të PSG, Champions League.
“Edhe Aguro do të kishte dashur të vriste veten. Përtej shakasë, gjëja më e keqe është që u dëmtua. Do të jetë jashtë fushe për disa javë dhe kjo është diçka e trishtë. Championsi? Me Messin kemi më shumë detyrim për ta fituar. Nuk është e lehtë, por kemi një staf teknik që mund të bëjë një skuadër të madhe dhe të gjithë e dinë se çfarë duam të bëjmë”, u shpreh Di Maria./SS