Zjarri i madh ka djegur një sipërfaqe prej 17 hektarësh, në dy fshatra të Podujevës, Pakashticë dhe Kralevc.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Njësia e Zjarrfikësve e Podujevës.
“Kemi intervenuar në rast, e kemi lokalizuar zjarrin. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 17 hektarësh fushë dhe masës pyjore. Përveç njësisë tonë në asistim na kanë ardhur edhe nga Prishtina”, deklaruan nga ky njësit.
“Fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk janë lënduar. Kemi arritur po ashtu t’i mbrojmë pemët dhe bletët që kanë qenë aty. Po ashtu kemi arritur që t’i mbrojmë edhe shtëpitë afër që kanë qenë të rrezikuara”.
“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi me stafin e tij dhe zyrtarë nga Agjencia e Emergjencave”.
Ditëve të fundit, si shkak i temperaturave të larta dhe pakujdesisë së qytetarëve, Kosova po përballet me vatra të shumta të zjarrit.
Më e theksuara ka qenë ajo në Prevallë, ku është dashur ndihma e KFOR-it me helikopter, për ta lokalizuar në masë të madhe zjarrin.