Zëvëndësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka bërë të ditur se është djegur veranda dhe vreshtat e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviq, shkruan Kosova Post.
Ja postimi i tij i plotë:
Banditët e Radoičićit & Vučićit ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, z. Nenad Radosavljević. Seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë.