Qeveria e Kosovës po vazhdon mbledhjen të mbyllur për të diskutuar rreth programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave.
Kurti mori këtë vendim para se ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ta shpalosë programin e paraparë.
“Para se t’ia kalojë fjalën Ministres Rozeta Hajdari e cila do ta bëjë shpalosjen e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave, e lus administratën që nga tani e tutje mbledhje ta mbahet e mbyllur me praninë e kabintetit qeveritar me të drejtë vote”, deklaroi kreu i Ekzekutivit.