Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar se do ta aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën ku jetonte.
Sipas raportimeve të mediave vendore, i dyshuari është i nacionalitetit serb.
Po ashtu, raportohet se ai kishte kërcënuar vazhdimisht banorët e tjerë, duke u thënë se “do t’i hedhë në erë”.
Rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje për të trajtuar situatën.
Deri më tani, nuk ka informacione të tjera zyrtare lidhur me rastin.


























