Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në pikën kufitare të Jarinjes, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar të mërkurën.
Sipas autoriteteve policore, në veturën me targa të Serbisë ndodheshin dy shtetas serbë, gjatë kontrollit të të cilëve janë zbuluar dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.
Pas verifikimeve fillestare dhe konsultimit me prokurorin kompetent, dokumentet janë sekuestruar nga policia.
Të dy personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe pas përfundimit të procedurave fillestare, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për hetime të mëtejshme.


























