Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin

    KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

    Përplasje në studio, panelisti tentoi të sulmojë Nexhmedin Spahiun (Video)

    Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

    Trump vendos tarifa të reja për importet nga Evropa, Kina dhe vende të tjera

    Deputetja e LVV-së: Partitë tjera të reflektojnë, të shmangen zgjedhjet

    Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Të shtëna me ar*më në Prizren, një person pl@goset

    52 ditë protesta në Tiranë, aktivistët kërkojnë ndryshime politike

    “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dosja e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” – personi kryesor është kolonel i ushtrisë serbe

09 Dhjetor 2025, 16:11
në Kryesore, Lajme, RAJON
Dosja e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” – personi kryesor është kolonel i ushtrisë serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Jovan Viçentijeviq, një i graduar me titullin kolonel në Ushtrinë e Serbisë, bashkë me vëllain e tij, akuzohet si personi kyç në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Varagë të Zubin Potokut vitin e kaluar.

Prokuroria Speciale akuzon Jovan Viçentijeviqin, vëllain e tij Dragishën dhe Igor Dimoviçiqin për sulmin në infrastrukturën publike, kritike për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët dhe për prodhimin e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Sipas dosjes së prokurorisë, Jovan Viçentijeviq akuzohet për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve dhe spinazhit.

Dragisha Viçentijeviq akuzohet për veprat penale të rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Ndërsa, Igor Dimoviq akuzohet vetëm për veprën penale të mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Speciale i akuzon tre të dyshuarit për shpërthimin e fuqishëm në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Varagë në mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në infrastrukturën kritike të shtetit është vlerësuar të jetë në vlerë prej 376 mijë eurove.

“[…] kanë vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit qe shërben për përdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram të llojit Trinifrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit, përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, duke e pozicionuar në atë mënyrë që të shkaktoj dëmtim serioz të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, ku me atë rast të pandehurit përmes ndezjes së një fitili zjarr-përcjellës me ndezje të ngadalshme e kanë aktivizuar lëndën shpërthyese duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që si pasoj është dëmtuar rëndë struktura e betonit e kanalit të NH “Ibër Lepenc” SH.A.; është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e disa komunave veriore dhe qendrore të Kosovës; është penguar furnizimi me ujë për KEK-un, si dhe kanë rrezikuar edhe prodhimin e energjisë elektrike në nivel vendi, çka me këto veprime të pandehurit kanë shkaktuar një rreziku serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike të shtetit, ku në këtë rast të dëmtuarës NH “Iber Lepenc” SH.A, i janë shkaktuar dëm materiale në vlerë prej 376,774.70 Euro”, thuhet në aktakuzë.

Në shtëpitë e vëllezërve Viçentijeviq në fshatin Prevllak të Zubin Potokut, Prokuroria Speciale, gjatë hetimit ka sekuestruar një arsenal armësh.

Po ashtu, nga data e pacaktuar, e deri me arrestimin e tyre, (të pandehurin Dragisha Viçentijeviç me datë 30.11.2024, kurse të pandehurin Jovan Viçentijeviç, me dt. 01.12.2024), në shtëpitë e tyre, njëra në Zubin Potok, dhe tjetța në fshatin Prevllak, të po kësaj komune, gjatë kontroleve të bëra nga ana e Policisë së Kosovës, u janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për Armët, një sasi e konsiderueshmee armatimit luftarak, si armë të llojit kallashnikov A-47, një numër fë granatave të dorës BRM 75 dhe zolla, 500 fishekë 7.9 mm dhe 363 fishekë të kalibrave të ndryshëm, karikator të shumtë të armës AK 47 dhe pjesë të tyre, thika për armë të gjata, karikator pushke, mekanizëm për mbushjen e fishekëve të pushkës se gjuetisë MK-16, pushkë gjuetie, thikë me këlléf, radiolidhje të shumta për përdorim ushtarak, maska, uniforma të shumta ushtarake të vendeve të ndryshme si ato të Serbisë, Rusisë dhe të shteteve tjera, helmeta dhe gjësende tjera të kundërligjshme të specifikuara në Urdhrat Ndalues Përfundimtar të lëshuar nga Gjykata”, thuhet në aktakuzë.

Kryeterroristi i dyshuar i sulmit në “Ibër Lepenc”, sipas aktakuzës së Prokurorisë, rezulton të jetë Jovan Viçentijeviq.

Prokuroria ka arritur të sigurojë prova të forta që e lidhin veprimtarinë e tij direkt me Serbinë.

Viçentijeviq është kolonel në radhët e Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, dëshmojnë provat e siguruara nga Prokuroria Speciale.

“I pandehuri Jovan Viçentijeviç, po ashtu, nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, e deri në momentin e arrestimit të tij, me dt. 01.12.2024, i pandehuri Jovan Viçentijeviç, në cilësinë e të rekrutuarit në një shërbim të huaj informativ, në këtë rast të Shërbimit Informativ Ushtarake të Serbisë, me gradën Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndíhmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në dispozitivin e aktakuzës.

Në mesin e provave që dëshmojnë veprimtarinë e spiunazhit të Viçentijeviqit është edhe një dokument i klasifikuar sekret nga KFOR-i. Ky dokument 66-faqësh konfirmon veprimtarinë e spiunazhit të Viçentijeviqit.

“Në kuadër tệ dokumentacioneve, që i pandehuri i ka siguruar gjatë veprimtarisë së tij inkriminuese, janë edhe një dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh i përpiluar nga KFOR-i, për nevojat e operacioneve të tyre në teren, pastaj ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve Amerikan të KFOR-it, ka fotografuar bazën e Njësive Speciale Policore te Kosovës në Jasenovik që gjendet në Komunën e Zubin Potokut, e në veçanti i pandehuri me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme për shtetin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Speciale.

Tre të arrestuarit në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, ndodhen në paraburgim që nga ajo periudhë

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin

38 minuta më parë
KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

KGJK-ja sot shqyrton tërheqjet e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

46 minuta më parë
Përplasje në studio, panelisti tentoi të sulmojë Nexhmedin Spahiun (Video)

Përplasje në studio, panelisti tentoi të sulmojë Nexhmedin Spahiun (Video)

56 minuta më parë
Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

Trump vendos tarifa të reja për importet nga Evropa, Kina dhe vende të tjera

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH