Korrespondenti i Kosova Post shkruan për nevojat më urgjente të viktimave të tërmetit në rajonet e tyre, njofton Kosova Post.
‘Në rajonet që tërmeti ka goditur, ka nevojë për strehim në përmasa të mëdha!
Në rajon ka nevojë për gjithçka, nga ushqimi i thatë e deri te materialet e pastrimit, por duke marrë parasysh që moti është vazhdimisht nën zero, është shumë e rëndësishme që të prioriteti i nevojave të viktimave të tërmetit janë kontejnerët dhe dushet (banjot) lëvizëse!’, shkruan Pushkolli.
Në deklaratën e njësisë rajonale të AFAD-it në Kahramanmaraş, thuhet se nga dita e djeshme, nevojat më urgjente janë ushqimi i thatë dhe i ambalazhuar dhe të brendshme për burra, gra dhe fëmijë.
U theksua se mundësitë për të bërë dush ishin të kufizuara dhe se të gjithë duhej të ndërronin shpesh veshjet e brendshme./KosovaPost/.


























