Drita ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Floriana nga Malta në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Goli i dytë për kampionen e Kosovës është shënuar në minutën e parë të vazhdimeve. Arb Manaj e ka dërguar topin në rrjetë, pasi është shërbyer nga Ovouka, duke përmbyllur me sukses një aksion të bukur të skuadrës gjilanase.
Drita kishte barazuar rezultatin 1:1 në minutën e tetëdhjetë e shtatë me golin e Jorgo Pellumbit, pasi më herët Floriana kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë.
Me rezultatin aktual 2:1, Drita është në avantazh edhe në rezultatin e përgjithshëm dhe, nëse arrin ta ruajë këtë epërsi deri në fund të vazhdimeve, do të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.


























