Regjisori Sokol Plakolli, i cili është kandidat për Udhëheqës Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK), po dyshon që konkursi po rrezikon të komprometohet, shkruan Kosova Post.
Nëpërmjet një letre publike, ai e ka adresuar shqetësimin e tij edhe te Kryeministri Albin Kurti.
“Ja dërgova edhe Albinit linkun se për nja 15 vjet kurrë pa da më ka dërgu imella patriotike ka 7 a 8 në ditët, si dhe e ka pasë zotim elektoral NUK DO TË KETË DOLLOVERE NË KONKURSE PUBLIKE” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Siç kemi raportuar në të kaluarën, çështja e përzgjedhjes së Udhëheqësit Artistik në TKK është zvarritur tash e një kohë, edhe pas rishpalljeve të konkurseve, për disa herë me radhë.
Ky është reagimi i plotë i Plakollit:
(Ja dërgova edhe Albinit linkun se për nja 15 vjet kurrë pa da më ka dërgu imella patriotike ka 7 a 8 në ditët, si dhe e ka pasë zotim elektoral NUK DO TË KETË DOLLOVERE NË KONKURSE PUBLIKE)
TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS APO TRAFIKA E ÇAZIT!?
Diku në viset rurale në kohën e komunizmit partia kisha pas vendosë me çelë një trafikë (zadrugë të ktynehershit) po halli ishte kush me u bë zadrugar dhe shpejtë e shpejtë vendosin zadrugar me bë nifar Çazin edhe “tha partia tha Zoti” (mos koftë prej gojës teme). Ja qelin Çazit trafikën, ja mushin plot mallë, i merrë Çazi qelsat e pranon detyrën, mirë bollë. Po Çazi i shkretë, as s’ din me matë në vagë, as s’ din shkrim e lexim, as me numru s’ din, bile as paret nuk i dallojke mirë… Edhe vishin tha myshteria, marshin sheqer, kryp, gaz, çaj sa dojshin vet, i lëjshin sa pare dojshin vet, marshin kusur sa dojshin vet. Në fillim Çazin e ngratë e dojshin krejtë, po mas nja 6 muaj kur erdh një komision me ja bë POPIS trafikën, Çazi i ngratë në burg trafika (zadruga) u mshel me dry.
“Mo zo ma keq” Teatri Kombëtar i Kosovës u bë ma zi se “Trafika e Çazit”, cila parti vjen në pushtet i bjen në kry veni “zadrugartë e vet” gjysmë analfabet…
Për të qenë konkret e jo llomotitës, po ua publikoj vetëm një nga shumë faktet i cili dëshmon se TKK po vazhdon të udhë hiqet nga gjysmë analfabetet, të cilët të mveshur me pushtetin e zadrugarit “si puna Çazit në trafikën e vet”, vazhdojnë të ma fyjenë intelektin dhe me ner’ me thanë “vazhdojnë të luajnë majtap” me epitetin e Teatrit Kombëtar të Kosovës apo thënë më saktë me trfikën e Çazit …
Shih pyetjen nr. 2.3 nga foto 1. –
Kjo pyetje pra pyetja 2.3 vlerësohet me 3.5 poenë, ndërsa pyetja 3.4 (nga e cila është nxjerrë pyetja 3.2) edhe pse në vete përmban 9 pyetje të sakta të natyrës së pysetjes 2.3 dhe të gjitha përgjigjet janë të sakta vlerësohet me vetëm 2.2 poena. Idiotizëm i llojit të pa parë ndonjëherë.
Shablloni (çelësi i pyetjeve) nuk ekziston, vlerësimi “fontanë dëshirash zadrugare “.
Por ky dollover trashanik, është vetëm njëri nga shumë dallaveret trashanike në këtë proces idiotesk, brenda një konkursi publik, ku “zadrugarët e ulicave” të cilët i kanë marrë diplomat me të njofshëm, sepse janë fmijtë e artistëve të mdhejë dhe detyrimishtë edhe ata duhet të jenë artistë të mdhejë dhe të privilegjuar, sepse janë kullera VIPA luajnë nëpër seriale, sepse janë militantë të partive politike dhe si të tillë kanë privilegjin e Çazit, që ta lënë 45 ditë në grevë e pastaj ta testojnë formalisht Llegendën dhe ta çojnë prej shpije si të pa suksesshëm sepse nuk ju pëlqen në çehre, apo është i pa përshtatshëm se nuk bënë kompromise, apo si ka në hujë UDB ashët, apo, apo…
Jo, jo kullera, që e keni “kryer” fakultetin tuj’ nejtë nëpër kafiça, tuj pi raki, e tuj’ cep’ marihuanë skutave, as ju të cilët ju kanë pru për dore prindërit e ju kanë regjistru në fakultet me të njohshëm, ashtu e keni “kryer” fakultetin, ashtu funksiononi edhe sot, me të njofshëm e me kreditë e të qënurit “pedigre” a në fakt jeni të thatë, jeni si cimbali, veç zë lëshoni, brenda jeni bosh, as ju të cilët keni dalë në protesta e s’keni pas vaktë me m’su, as ju të cilët “i ndërroni partitë si popi çorapat” e i hyni ne prapanicë secilit, jo të nderuar zadrugarë e keni gjetur njeriun e gabuar, Sokol Plakolli vazhdon të jetë i gatshëm të i djeg tri diplomat e tij universitare të cilat i ka arrit me shumë mundë, punë, dituri dhe përkushtim, siç e dinë të gjithë. Por, kur të vërtetohet se jeni të pa ditur dhe keni bë dallavere (e kjo do të vërtetohet së shpejti) sipas urdhrave, inateve, tekeve, çejfeve të UDB ashëve me të cilët ju keni aleanca të moçme familjare, më e pakta që mundë të bëni është të kërkoni falje dhe të ikni të fshiheni për nja 10 vjet.
Ndërsa juve i nderua ministër, vazhdoi të ju apeloi, se me k’si zadrugarshë të pa ditur të cilët bëjnë hile në konkurse publike, kulturë nuk bëhet.
Unë vetëm ju apeloi, ndërsa ju jeni vendimmarrës dhe përgjegjës.
Dhe ju ftoi të gjithëve në debat publik nëse keni guxim, njerëzor, profesional, intelektual…
Gjithashtu ua ri kujtoi se unë prita 45 ditë në grevë dhe ju njoftoi se unë po pres qe 7 javë e do të jem i gatshëm të pres aq sa është nevoja. Juve ju mbetet të reflektoni.
Nuk jam kundër askujt, nuk po pres për interesa personale, por për interesa të institucionit më të lartë kulturor të vendit, për interesat e Teatrit Kombëtar të Kosovës institucion të cilin e mbrojmë me trup e me mendje qe sa vite!