Artisti, përkatësisht regjisori i njohur Sokol Plakolli ka protestuar sot para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke ia lënë disa porosi të forta ministrit Hajrullah Çeku, transmeton Kosova Post.
“Shkelëm ministër, shkelëm edhe ti, shkelma diturinë, shkelma intelektin, shkelmi të drejtat që mi jep ligji, mua shkelëm sa të duash e si të duash edhe premtimet tuaja shkeli se janë tujat, veç mos guxo me e shkelë tempullin e quajtur Teatër” – ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Para publikimit të këtij statusi, ai e ka mbajtur një protestë, krejt fill i vetëm, para hyrjes së ministrisë. Parulla që e ka përsëritur ishte:
“Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!”
Vlen të thuhet se ai ka qenë njëri prej kandidatëve për pozitën e Udhëheqësit Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Konkursi për zgjedhjen e kësaj pozite, është zvarritur tash e sa vite, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë fundi i kësaj sage./KosovaPost/