Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar se Arabia Saudite do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës në vitin 2034.
Arabia Saudite do të organizojë Kupën e Botës 2034, pasi Australia njoftoi se është tërhequr nga gara për të pritur këtë turne.
Në fillim të këtij muaji, Australia i paraqiti FIFA-s një letër ku njoftoi tërheqjen, pasi organi drejtues i futbollit njoftoi se vetëm ofertat nga Azia dhe Oqeania do të konsideroheshin për të pritur Botërorin e vitit 2034.
“Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, Kupa e Botës është vitrinë e përsosur për një mesazh uniteti dhe përfshirjeje. Kultura të ndryshme mund të jenë së bashku” – ka thënë Infantino pas vendimit.
Botërori i fundit u organizua vitin e kaluar në Katar në të cilin Argjentina triumfoi.