Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon një takim me përfaqësues të komuniteteve në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Deputetja Emilija Rexhepi ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi nga takimi, ku shihen edhe deputetë të tjerë të komuniteteve joserbe në Kosovë.
Takimi po zhvillohet në një lokal në periferi të Prishtinës, ndërsa Rexhepi, krahas fotografisë, ka shkruar: “Ecim tutje”.


























