Sipas raportit 24 orësh i Policisë së Kosovës, në nivel vendi kanë ndodhur disa raste të dhunës në familje, transmeton Kosova Post.
Këto janë rastet e raportuara:
Fushë Kosovë 12.09.2021 – NN. Është arrestuar më, 17.09.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 17.09.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 17.09.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 17.09.2021 – 13:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/