Shkruan: Kim Mehmeti
“Ushtarët serbë vranë në Srebrenicë 8000 burra e djem boshnjakë, edhe atë duke i marrë nga duart e ushtarakëve evropianë, që kishin ardhur t’i mbronin myslimanët e Bosnjës!
Edhe sot, 26 vite pas këtij gjenocidi, në shoqërinë serbe, vrasësit e joserbëve, trajtohen si heronj!
Pra edhe sot, nuk mungojnë zëra që bëjnë përpjekje ta mohojnë dhe ta heshtin të vërtetën për masakrën më çnjerëzore të ndodhur në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Më në fund, nuk është e panjohur se jo gjithmonë dhe, jo njësoj, kjo botë ka ndje dhembshuri ndaj tragjedive dhe viktimave.
Pastaj, nëse nuk je popull që ka forcë ta imponojë të vërtetën e vet, atëherë kotë e ke të shpresosh se bota rrotullohet rreth boshtit të së drejtës e të së vërtetës si dhe, reth boshtit të dhembshurisë ndaj viktimës!”