Ekskluzive: Lëvizje të reja në Ministri të Drejtësisë – Metije Ademi emërohet… (Dokument)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar me shkarkimin e zyrtarëve në këtë institucion.

Haxhiu ka shkarkuar Kadri Halitajn nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Sprovues, ndërsa në këtë pozitë ka emëruar Metije Ademin.

Në vendimin shkruan se ky vendim është marr në bazë të kompetencave që ka ministrja Haxhiu.

“E caktuara nga pika 1 e këtij vendimi, ushtron detyrat dhe përgjegjësit në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Zonja Metije Ademi, drejtore e Drejtoratit për lirim me kusht dhe programe në Shërbimin sprovues caktohet zëvendësuese e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e Haxhiut.

Ndryshe, ditë më parë Haxhiu kishte shkarkuar tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale. /Telegrafi/

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika