Në Serbi sot kanë filluar ushtrimet ushtarake anti-terroriste të ushtrive ruse dhe serbe “Përgjigja e Përbashkët 2021”. Pjesë e këtyre ushtrimeve janë Njësitë e Operacioneve Speciale të Serbisë dhe Rusisë, transmeton Kosova Post.
Në këto ushtrime janë përfshirë 11 njësi dhe 200 ushtarë të Komandës Ushtarake Perëndimor si dhe pajisje ushtarake.
Gjatë manovrave ushtarake, do të praktikohet zbarkimi me ndihmën e sistemeve të parashutës “Arbalet”, duke vazhduar pastaj drejt formacioneve ushtarake kundërshtare , bllokimin e tyre dhe shkatërrimin.
Në ushtrime do të praktikohet edhe gjuajtja me armë të vogla zjarri.
Në ceremoninë e hapjes, shkruan sputnik, palët theksuan rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta të trajnimit luftarak për zhvillimin e bashkëpunimit midis forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë në fushën e luftës kundër terrorizmit./Kosova Post/