Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Peach do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00. Po ashtu, paradite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Përfaqësuesi i Britanisë dje dhe sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me përfaqësues të Serbisë, me të cilët ka biseduar për dialogun dhe zhvillimet në rajon.
Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
Si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal.