Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Greqisë të ndalojë armatosjen e ishujve me status të çmilitarizuar, duke paralajmëruar se qasja paqësore e Ankarasë nuk duhet të shihet si shenjë dobësie.
Erdogan i bëri deklaratat gjatë kthimit nga Bishkeku, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se Turqia synon marrëdhënie të mira me Greqinë, por nuk do të lejojë cenimin e të drejtave të saj.
“Greqia duhet të heqë dorë nga kjo rrugë e gabuar dhe të ndalojë armatosjen e ishujve me status të çmilitarizuar. Historia është një udhërrëfyes shumë i mirë për ata që nxjerrin mësime prej saj”, tha ai. Turqia nuk ka pretendime ndaj territorit të të tjerëve, por nuk do të lejojë askënd t’i shkelë të drejtat e saj. Kushdo që e interpreton qasjen e qetë dhe të arsyeshme të Turqisë si dobësi, po bën një gabim të madh”, tha ai, duke shtuar se injorimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk do t’i sjellë dobi askujt”, ka thënë Erdogan.


























