Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar tashmë kanë mbërritur në Presidencën e Kosovës.
Escobar dhe Lajçak pritet që të takohen me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Në këtë takim ndër të tjerash pritet që të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit në vend, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.