Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Davos se Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik.
Ai për mediat serbe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka thënë se nga bisedimet me liderë të ndryshëm ka kuptuar se e vetmja gjë për të cilën të gjithë janë interesuar janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës.
I pari i shtetit serb pohoi se të premten do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi se do të jetë “një takim shumë, shumë, shumë i vështirë me fuqitë më të mëdha botërore”.
“Të shtunën, do t’i drejtohem opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiq, raporton N1.

























