Raportimi i Ministrit të Mbrojtjes Xhelal Sfeçla para Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes ka dështuar pas një përplasjeje të ashpër ndërmjet tij dhe Bekë Berishës, ky i fundit kryetar i komisionit, transmeton Kosova Post.
Ministri Sveçla e ka lëshuar sallën, bashkë me bashkëpunëtorë dhe disa deputetë të tjerë, anëtarë të komisionit, por aty ka mbetur Fatmir Humolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ilmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës.
Bekë Berisha, pasi dalin ministri dhe të tjerët, e vijon diskutimin me Fatmir Humollin. Ky i fundit ia kujton se KFOR-i vepron në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 dhe se ajo është në njëfarë mënyre, ende në fuqi. Për ta shfuqizuar atë, duhet të marr vendim kuvendi.
“Mos hy diçka që s’je në gjendje me dalë… Njësia Speciale ka intervenua në mënyrë profesionale, ka intervenua duke e ba një analizë paraprake të terrenit. Ka pas një njoftim paraprak prej kuvendit që ka me u marr ky vendim, domethanë nuk u kanë i papritshëm. U kanë vendim që mos me shkaktuar trazina ma të mdhaja me popullatën që është tue u keqpërdorë prej Vuçiqi dhe Viçiqi u tërheqë prej kufinit me aviona”.
Berisha ka këmbëngulur që policia, ajo speciale, është detyruar të tërhiqet, por Humolli ka qenë po ashtu i bindur që ajo mund të rikthehet sa herë që do të jetë e nevojshme.
“Na e kanë ba plaçken aq të madhe, tue u thirr në emër të Amerikës, kanë fillue me e kthye popullin tonë kundër Amerikës, do bashkëpunëtorë të mafiozëve perëndimorë, bashkë me mafiozë tonë.”
Ai për më shumë ia ka kujtuar se ushtria amerikane ka ardhur për t’i stërvitur ushtarët tanë, siç ka sjellë edhe mjete ushtarake, pikërisht në kohën kur në krye të qeverisë është Albin Kurti.
Elmi Riçica nga PDK-së tha që “qysh nga fillimi i ka ardhë era marrëveshje” kësaj çështje, duke e ndërlidhur se ndërhyrja në veri, ka ardhur si e planifikuar dhe se rikthimi i KFOR-it në at pjesë, është shenjë e keqe. Por Humolli ia ka kujtuar edhe këtij se atje ka policë kufitarë të Kosovës. Mbledhja ka përfunduar me kaq, pa u kuptuar nëse komisioni do ta thërras sërish ministrin, në ndonjë rast tjetër./KosovaPost/