Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se dje një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj, transmeton KosovaPost.
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”,
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.
Foto e portofolit: