Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ministri francez për Evropë mbërrin në Prishtinë, Zulfaj i uroi mirëseardhje

    Ministri francez për Evropë mbërrin në Prishtinë, Zulfaj i uroi mirëseardhje

    Një cisternë nafte shpër*then në Ngushticën e Hormuzit pasi gódet një minë detare

    Një cisternë nafte shpër*then në Ngushticën e Hormuzit pasi gódet një minë detare

    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Këtë javë, temperatura deri në 38°C në Kosovë

    Ambasadori Bajrami: Sot do të vihet në test neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit

    Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

    Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

    Ministri francez nesër në Kosovë, takohet me Kurtin, Konjufcën dhe Muratin

    OKB-ja i kërkon Izraelit lejimin e ndihmave në Gaza mes “vd*ekjeve dhe shkatërrimeve”

    Guterres: OKB-ja do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit raport për shkeljet izr@elite në Siri

    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

    Irani thotë se është i hapur për bisedime bërthamore me SHBA-në

    SHBA-ja dhe Irani dalin me vendim te ri

    Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

    Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fidan: Turqia udhëhoqi dhe mbështeti të gjitha takimet për Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

28 Shtator 2025, 13:03
në Lajme
Fidan: Turqia udhëhoqi dhe mbështeti të gjitha takimet për Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia ka udhëhequr, koordinuar ose mbështetur të gjitha takimet për Palestinën gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi të shtunën ministri i Jashtëm Hakan Fidan, raporton Anadolu.

Ankaraja e ka mbrojtur çështjen palestineze “në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha Fidan për gazetarët në “Shtëpinë Turke” (Türkevi) në New York.

Çështja palestineze dhe situata në Gaza kanë qenë “pika më e rëndësishme e rendit të ditës gjatë kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme”, theksoi ai.

Fidan nënvizoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ishte nismëtari intelektual i takimit për Rripin e Gazës, i cili mblodhi së bashku liderët e tetë vendeve anëtare të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), si dhe presidentin amerikan Donald Trump.

“Në këtë takim, si një grup vendesh me një popullsi myslimane prej afro 800 milionë banorësh, ia kemi përcjellë qartë presidentit Trump pritshmëritë tona në lidhje me Gazën”, tha Fidan.

“Kemi deklaruar se një armëpushim në Gaza duhet të arrihet menjëherë dhe se është thelbësore që ndihma humanitare të dërgohet në rajon”, shtoi ai.

“Kolektivisht kemi theksuar se aneksimi i Bregut Perëndimor nga Izraeli është plotësisht i papranueshëm dhe se i kundërvihemi çdo përpjekjeje për të detyruar popullin e Gazës të largohet nga atdheu i tyre”, deklaroi kryediplomati turk.

Fidan shprehu shpresën se çështjet që u ngritën në takim do të gjenerojnë një “moment pozitiv” dhe se tashmë ka shenja fillestare të kësaj.

Ai e quajti njohjen e shtetit të Palestinës nga disa vende perëndimore gjatë dhe para Asamblesë së Përgjithshme “zhvillim shumë të rëndësishëm”.

“Ky rezultat është gjithashtu një arritje konkrete e punës sonë si Grupi i Përbashkët i Kontaktit OBI-Liga Arabe. Ne do të vazhdojmë gjithmonë të mbrojmë kauzën e drejtë të palestinezëve në çdo platformë”, theksoi Fidan.

Ai nënvizoi rëndësinë e takimit për Gazën: “Javën që vjen, edhe kryeministri izraelit do të vizitojë Washingtonin. Është e rëndësishme për ne që Amerika të luajë një rol qendror në të gjitha këto dhe të ushtrojë ndikimin e saj mbi Izraelin”.

Ai theksoi se prioritetet aktuale janë arritja e një armëpushimi në Gaza, ndalimi i masakrës ndaj civilëve dhe sigurimi i hyrjes së ndihmës humanitare sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Po punohet për një dokument që i jep përparësi një marrëveshjeje armëpushimi dhe trajton çështje të tjera paralelisht. Ne kemi dhënë kontributin tonë si vende përkatëse. Negociatat janë në zhvillim”, tha Fidan.

“Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, duke përdorur gjithë kreativitetin dhe forcën tonë në këtë rrugë”, shhtoi ai.

I pyetur për qëndrimin e Turqisë ndaj një plani rindërtimi për Gazën pas konfliktit, të përgatitur nga Instituti Tony Blair (TBI), Fidan tha se vendi i tij nuk ka marrë ende asgjë të qartë dhe konkrete.

Ai shtoi se Turqia nuk është përfshirë në një plan të tillë, por vetëm në përpjekjet për një armëpushim që edhe Washingtoni mund ta pranojë dhe një plan kornizë për shërimin e plagëve në Gaza, duke shtuar se negociatat për këtë çështje janë në zhvillim.

– Takimi Erdoğan–Trump dhe marrëdhëniet Turqi–SHBA

Vizitat e Erdoğan në New York dhe Washington kanë qenë jashtëzakonisht produktive në kuadër të kontakteve të Ankarasë në OKB dhe marrëdhënieve me SHBA-në, theksoi Fidan.

Sa i përket takimit ndërmjet Erdoğanit dhe Trumpit në Washington, Fidan tha se ata diskutuan çështje rajonale dhe globale, duke shtuar se Erdoğan e ngriti çështjen palestineze dhe nënvizoi çështje të rëndësishme për Turqinë.

Çështja kryesore ishte vendosja e shpejtë e një armëpushimi në Gaza, ndërsa Erdoğan gjithashtu theksoi rreziqet që paraqesin politikat ekspansioniste të Izraelit në rajon, tha Fidan.

Për Sirinë, ai shtoi se “dy vendet bien dakord që integriteti territorial dhe uniteti politik i Sirisë duhet të ruhen”.

Dy liderët diskutuan gjithashtu hapa të përbashkët për t’i dhënë fund luftës Rusi–Ukrainë dhe për rritjen e koordinimit midis Turqisë dhe SHBA-së brenda NATO-s, shtoi ministri i jashtëm.

Ai tha se Erdoğan e ftoi Trump në Turqi për një vizitë dhe si pjesë e një samiti të NATO-s që do të mbahet në Ankara vitin e ardhshëm.

Palët arritën gjithashtu një marrëveshje se “çështje si sanksionet CAATSA, të cilat pengojnë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, duhet të zgjidhen”, theksoi ai.

Hapat e mundshëm në industrinë e mbrojtjes janë duke u diskutuar, tha Fidan. “Do të punojmë për projekte konkrete për të avancuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në mënyrë të balancuar dhe për të arritur një volum tregtar prej 100 miliardë dollarësh”, shtoi ai.

“Në fund të vizitës sonë, pamë se të dy vendet duan të avancojnë më tej bashkëpunimin e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, theksoi Fidan, duke nënvizuar se Erdoğan dhe Trump ndajnë një vullnet të përbashkët në këtë drejtim.

– Sanksionet CAATSA, “problem i madh” mes dy aleatëve të NATO-s

Sa u përket sanksioneve CAATSA të vendosura nga SHBA-ja ndaj Turqisë, Fidan tha se ekzistenca e një kufizimi ligjor midis dy aleatëve të NATO-s që i pengon ata të marrin gjëra nga njëri-tjetri është “problem sistemik i madh”.

Ai shtoi se çështjet teknike që lidhen me avionët luftarakë F-35 dhe aeroplanin kombëtar turk KAAN po presin në Kongresin amerikan. “Kufizimet sistemike në marrëdhëniet tona me SHBA-në do të na shtyjnë në mënyrë të pashmangshme të ndjekim qasje të ndryshme në sistemin ndërkombëtar.

“Ne tashmë po zhvillojmë kapacitetet tona”, tha Fidan, duke theksuar se asnjë vend nuk është plotësisht i vetëmjaftueshëm dhe se vendet kanë nevojë për një kulturë aleancash dhe një ekosistem të industrisë së mbrojtjes.

Fidan tha se në një takim, zyrtarët amerikanë kërkuan që teknologjitë e prodhuara nga kompania turke e mbrojtjes “Baykar” të mund të shërbejnë si bazë prodhimi për SHBA-në, duke shtuar se çështja e CAATSA-s nuk është më e njëanshme, por po shndërrohet në një çështje dypalëshe pas zhvillimit të kapaciteteve të veta nga Turqia.

Presidentët e të dy vendeve kanë një vendosmëri për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në marrëdhënie, tha ministri i Jashtëm turk.

– Siria, “thelbësore” për rajonin dhe sigurinë e Turqisë

Çështjet që lidhen me Sirinë janë të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe për sigurinë e Turqisë, theksoi Fidan.

Miliona sirianë ende jetojnë jashtë Sirisë si “refugjatë”, dhe për t’i dhënë fund kësaj, Siria duhet të arrijë stabilitet të qëndrueshëm dhe të japë sinjale të forta.

Ai tha se ka një perceptim të ri për kërcënimin në rajon, veçanërisht në Siri, që filloi me sulmet izraelite. Siria ka problemet e veta unike dhe kërcënime ndaj integritetit të saj shoqëror, përfshirë vështirësitë infrastrukturore dhe ekonomike të trashëguara nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe shkatërrimin e shkaktuar nga lufta civile.

Turqia, vendet e tjera rajonale, BE-ja dhe SHBA-ja arritën shpejt një konsensus për të mbështetur administratën e re në Siri dhe për të shëruar plagët e vendit, dhe një unitet veprimi kishte filluar tashmë, tha ai, duke vënë në dukje se në këtë moment, sulmet izraelite filluan të ndryshojnë ekuacionin.

“Si mund të zgjidhet kjo? Përpjekjet për ta adresuar janë në vazhdim. Vëllezërit dhe motrat tona siriane po zhvillojnë diskutime për këtë çështje dhe ne po ofrojmë mbështetje. Po zhvillojmë bisedime dhe po e ngremë këtë çështje shumë shpesh me amerikanët.

Po zhvillojmë diskutime me vendet rajonale. Kjo është një çështje thelbësore. Po përpiqemi ta zgjidhim këtë përmes mjeteve diplomatike më të përshtatshme të mundshme,” tha ai.

Çështjet që lidhen me kërcënimin potencial dhe ekzistues të organizatës terroriste PKK/YPG, e cila përdor emrin “Forcat Demokratike Siriane” (SDF), janë vazhdimisht në rend dite, tha Fidan, duke theksuar se grupi po monitorohet vazhdimisht në mënyrë bilaterale dhe trilaterale.

Proceset e negociatave midis qeverisë siriane dhe SDF-së po ndiqen nga afër, tha ai, duke theksuar se SHBA-ja ka vlerësime dhe udhëzime përsa i përket rolit dhe pikëpamjeve të saj në zhvillim për këtë çështje.

– Turqia gati të bëjë gjithçka që nevojitet në Siri

Qëllimi i Turqisë është të krijojë një mjedis ku siguria e saj kombëtare të mos kërcënohet dhe ku asnjë grup, qoftë pakicë apo shumicë, përfshirë popullin kurd në Siri, të mos ndihet i kërcënuar, deklaroi Fidan.

Ai tha se Ankaraja është “gati të ofrojë dhe të ndërmarrë çdo kornizë politike, kontribut ekonomik, kapacitet institucional, masa ushtarake dhe të sigurisë që janë të nevojshme për këtë”.

“Turqia është gati ta bëjë këtë jo në mënyrë të njëanshme, por së bashku me partnerët dhe palët e interesuara në rajon”, shtoi ai.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ministri francez për Evropë mbërrin në Prishtinë, Zulfaj i uroi mirëseardhje

Ministri francez për Evropë mbërrin në Prishtinë, Zulfaj i uroi mirëseardhje

2 orë më parë
Një cisternë nafte shpër*then në Ngushticën e Hormuzit pasi gódet një minë detare

Një cisternë nafte shpër*then në Ngushticën e Hormuzit pasi gódet një minë detare

2 orë më parë
Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

Këtë javë, temperatura deri në 38°C në Kosovë

3 orë më parë
Ambasadori Bajrami: Sot do të vihet në test neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH