Ka filluar protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, raporton KK.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
Të katër u shpallën fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.


























