Administrimi i kësaj vaksine fillon nga ora 08:00 deri në orën 19:00 në sallën 1 Tetori.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook , ka njoftuar se vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Njoftim rreth vaksinimit kundër gripit sezonal!
Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.
Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori.
Grupet me prioritet për vaksinim janë:
Punëtorë shëndetësor
Personat mbi moshën 65 vjeç
Personat me sëmundje kronike
Shtatzënat
Fëmijët me imunitet të dobësuar
Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!