Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti në takim, gjeneral gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë, transmeton KosovaPost.
Në njoftim e KFOR-it thuhet se takimi u fokusua te situata e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Komandanti i KFOR-it prezantoi gjithashtu aktivitetet që misioni po zhvillon dhe prioritetet kryesore të tij.
“KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.


























