Foda publikon listën e Kosovës, risi në përbërje

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për katër ndeshjet e para të “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kosova do ta nisë aventurën e saj më 24 shtator, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Irlandën.

Tri ditë më vonë, më 27 shtator, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Austrisë, ndërsa më 1 tetor do të përballen me Izraelin. Ndeshjen e katërt Kosova do ta zhvillojë sërish në Prishtinë, më 4 tetor, kundër Austrisë.

Në listën e publikuar nga Foda ka dy risi. Për herë të parë janë ftuar Erblin Osmani, pjesë e Bayern Munichut, dhe Dion Kaçuri, që aktivizohet te Lustenau.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, grumbullimi i “Dardanëve” do të nisë të hënën, ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 17:00.

Para stërvitjes, në orën 12:00, Franco Foda do të mbajë konferencë për media, ku pritet të flasë për përgatitjet dhe sfidat e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish