Lewis Hamilton dhe Max Verstappen u përplasën përgjatë garës për Çmimin e Madh të Britanisë, me ç’rast ky i fundit përfundoi në spital, shkruan Kosova Post.
Ndonëse Verstappen nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë, pamjet nga momenti i përplasjes tregojnë më së miri se me çfarë rreziku është përballur.
Hamilton-it kjo përplasje, i dha përparësi, meqë ia mundësoi ta rrëmbente çmimin, raporton Kosova Post.
Verstappen, ndërkaq, e kaloi natën në spital. Është raportuar se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa është shprehur i frustruar, siç ka thënë ai vetë, me sjelljet josportive të Hamilton-it.