Franca, së bashku me vendet e tjera evropiane, hoqën Shtetet e Bashkuara nga lista e vendeve të sigurta të udhëtimit, përcjell KosovaPost.
Sipas CNN, pas rekomandimit të Bashkimit Evropian për vendet anëtare të BE për të vendosur kufizime udhëtimi për qytetarët amerikanë, Franca gjithashtu hoqi Shtetet e Bashkuara nga lista e vendeve të sigurta të udhëtimit për shkak të rritjes së rasteve të infektimit me Covid 19 në këtë vend.
Sipas një dekreti të qeverisë franceze, Shtetet e Bashkuara u zhvendosën nga lista e vendeve “jeshile” në vendet “portokalli” për të ndaluar udhëtimet e panevojshme në Francë për turistët e pavaksinuar amerikanë.
Sipas ligjit francez, turistët amerikanë të pavaksinuar do të jenë në gjendje të hyjnë në Francë nëse japin arsyen e nevojshme për të udhëtuar, megjithatë, ata duhet të paraqesin një test negativ të Covid 19 dhe të kalojnë shtatë ditë në karantinë pas mbërritjes.
Edhe vendet e tjera evropiane ka vendosur këtë kufizim udhëtimi për qytetarët amerikanë. Spanja, Danimarka dhe Holanda gjithashtu kanë bërë kohët e fundit ndryshime në kufizimet e udhëtimit, duke kërkuar që udhëtarët amerikanë të japin prova të vaksinimit.
Suedia gjithashtu ka ndaluar të gjithë udhëtarët amerikanë të hyjnë në vend, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit. Në dy javët e fundit, Italia ka kërkuar që të gjithë vizitorët, përfshirë udhëtarët amerikanë, të dorëzojnë një rezultat të testit negativ të Covid19./KosovaPost/.