Një qytetar nga Fushë-Kosovë ka njoftuar se në garazhin e tij të cilën e përdorë si depo, dy të dyshuar kanë vjedhur disa produkte higjienike, transmeton KosovaPost.
Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë me të cilën të dyshuarit kanë shkuar për të bartur produktet.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Fushë Kosovë 19.12.2021-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në garazhin e tij te cilën e përdorë si depo dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë vjedhur disa produkte higjenike. Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë me të cilën të dyshuarit kanë shkuar për të bartur produktet. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.”