Policia e Kosovës ka raportuar se një personi i është vjedhur vetura me targa vendore në Fushë Kosovë të martën.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Tutje në njoftim thuhet se “njësitet policore po merren me rastin”.
“VJEDHJE E VETURËS- Fushë Kosovë 24.10.2023 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur I është vjedhur vetura me targa vendore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po meren me rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.