Georgina Rodriguez rrezikon shumë që në javët e para të qëndrimit në Arabinë Saudite.
E fejuara e Cristiano Ronaldos, e mësuar me një stil të caktuar jetese dhe sjelljeje në publik, ndoshta bën mirë të lexojë fillimisht ligjet e vendit islamik që është një nga shtetet më konservatore të planetit.
Në daljen e fundit me sulmuesin dhe liderin e Al Nassr, Cristiano Ronaldo, ajo postoi një foto nga një restorant ku dhuroi një pozë provokuese duke e publikuar edhe në rrjetet sociale.
“Femrat duhet të vishen në mënyrë modeste duke mbuluar përherë këmbët dhe shpatullat. Në publik duhet gjithashtu që të mos veshin fustane ose bluza pa mëngë, fustane apo funde të shkurtra”.