Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në emisionin Prime në RTK, tha se Qeveria e 14 shkurtit brenda një viti punë ka shënuar një varg rezultatesh, si në planin politik të brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, por edhe në ekonomi.
“Për një vit ka ndërruar qasja ndaj institucioneve, krimit dhe korrupsionit, ndaj të ardhmes së këtij vendi, ndaj temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, por edhe me rajonin, fqinjit tanë, ka ndryshuar pozicioni ynë në arenën ndërkombëtare, kanë ndryshuar shumë e shumë shifra në ekonomi , gati 10 për qind rritje ekonomike, 30 për qind rritje e të ardhurave nga tatimet, 30 për qind nga doganat 60 për qind rritje të investimeve të huaja, shumë aksione policore e tjera, kanë ndryshuar një sërë gjërash por ndoshta jo aq sa duhet”, tha ajo.
Ministrja foli edhe për rritjen e çmimeve, por ajo tha se këto rritje nuk e prekin vetëm Kosovën.
“Rritja e çmimit të rrymës elektrike nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, ky është një fenomen botëror dhe nuk ka të bëjë me Qeverinë e 14 shkurtit. Këto nuk kanë lidhje”, theksoi ajo.
Ministrja Gërvalla-Schwarz foli edhe par rezultatet e kësaj Qeverie.
“Kjo Qeveri ka rritur pensionet, sot është nënshkruar një dokument që siguron ndërtimin e 400 banesave për çiftet e reja.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në emisionin Prime në RTK, tha se Qeveria e 14 shkurtit brenda një viti punë ka shënuar një varg rezultatesh, si në planin politik të brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar, por edhe në ekonomi.