Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur (KQPZh), njofton janë gjetur disa mbetje mortore në lagjen Matiqan të Prishtinës, përcjell KosovaPost.
Sipas KQPZh-së, eshtrat mund të jenë të një individi që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.
Tujte, Komisoni njofton se këto gërmime janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj.
“Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës. “, thuhet në njoftim.