Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ka gjetur mbetje mortore në Prekaz, të cilat mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës.
Këto mbetje janë zhvarrosur tashmë, ndërsa ato do t’u nënshtrohen testit të ADN-së që të dihet se kujt i përkasin.
“Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateteve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”, thuhet në njoftim