Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore 39-vjeçarja nga Drenasi, e cila ishte raportuar e zhdukur nga 27 tetori.
Përmes një njoftimi, Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.
“Në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur personi që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas. Aktualisht hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.