Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Prishtinë. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.
“Prishtinë 18.05.2021-06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”,thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.