Një person i moshës 55-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi.