NATO duhet t’i tregojë Rusisë gatishmërinë e saj për të përdorur armët në rast nevoje, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Anegret Kramp Karenbauer për radion ‘DeutscheFunk’, transmeton Kosova Post.
“Askush nuk duhet të shqyrtojë mundësinë e sulmit ndaj partnerëve të Aleancës në vendet baltike dhe në Detin e Zi”, theksoi ministri gjerman.
Ajo pretendon se Moska gjoja shkel sistematikisht hapësirën ajrore të atyre vendeve, ndaj ka theksuar ajo se kësaj çështje duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë.
Ministrja, gjithashtu akuzoi Rusinë për sulme të vazhdueshme kibernetike dhe nxitje të krizës së migracionit në kufirin midis Bjellorusisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Rusia ka theksuar vazhdimisht se nuk ka qëllime agresive kundër asnjë vendi, shkruan sputnik. Të gjitha fluturimet e avionëve rusë kryhen në mënyrë rigoroze në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.sh.o./Kosova Post/