Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mbi 11.400 pushtues izr@elitë hynë në Al-Aksa gjatë festave hebraike

    Mbi 11.400 pushtues izr@elitë hynë në Al-Aksa gjatë festave hebraike

    Hamza arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

    Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje

    Policia e Kosovës organizon aktivitet vetëdijësues kundër dhúnës në Prishtinë

    Policia e Kosovës organizon aktivitet vetëdijësues kundër dhúnës në Prishtinë

    KPK-ja liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt

    KPK-ja liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt

    KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

    KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

    Kurti dhe Rudolph diskutojnë Procesin e Berlinit dhe aktgjykimin e Speciales

    Kurti dhe Rudolph diskutojnë Procesin e Berlinit dhe aktgjykimin e Speciales

    Kurti pret ambasadorin britanik,në fokus finalizimi i formimit të institucioneve

    Kurti pret ambasadorin britanik,në fokus finalizimi i formimit të institucioneve

    Maqedonci dhe homologu kroat riafirmojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Maqedonci dhe homologu kroat riafirmojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, temë bashkëpunimi dhe rruga evropiane

    Kurti pret ambasadorin e ri të Francës, temë bashkëpunimi dhe rruga evropiane

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjermania në ndryshim: ku hapen vendet e reja të punës?

25 Korrik 2026, 10:32
në Botë
Gjermania në ndryshim: ku hapen vendet e reja të punës?
Share on FacebookShare on Twitter

Nga rënia e rolit të eksporteve te investimet e reja publike, Auron Dodi shpjegon transformimin e Gjermanisë dhe ndikimin e tij në ekonomi e shoqëri.

Thuajse çdo javë ka lajme për shkurtime vendesh pune në koncernet e mëdha gjermane. Logjikisht duhet të shikonim një valë papunësie, po ajo nuk vërehet. Në fakt, tabloja e plotë duket ndryshe. Ka disa forca që vazhdojnë ta mbajnë ekonominë gjermane në këmbë.

E para është baza fiskale solide: me një borxh publik prej rreth 63 për qind të PBB-së, Gjermania qëndron shumë poshtë mesatares së Eurozonës (88%) apo Francës e Italisë, ku borxhi kalon 100%.

Së dyti, Gjermania ka një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe një rrjet universitetesh të lidhur ngushtë me ekonominë; edhe produktiviteti për orë pune mbetet ndër më të lartët në Evropë — mesatarja e eurozonës qëndron rreth 11 për qind më poshtë se Gjermania, sipas Institutit ekonomik IW Köln (2024).

Pastaj vijnë investimet, që pas katër vjetësh rënieje po forcohen sërish.

Por më interesantja është ajo që po ndodh pa bujë brenda tregut të punës. Në një vit të vetëm, industria humbi 185.000 vende pune — por: thuajse po aq vende të reja, rreth 181.000, u hapën në shëndetësi, në arsim e administratë, llogariti Instituti HRI. Gjermania po kthehet ngadalë në një shoqëri që rron më shumë nga shërbimet.

Edhe pse ekonomia po ristrukturohet,  punësimi mbetet pothuajse i qëndrueshëm : 45.6 milionë të punësuar në 2026 — vetëm 157.000 më pak se një vit më parë — 45.62 milionë në 2027, ndërsa papunësia rritet lehtë në 3.01 milionë.

Një punonjëse e shërbimit të kujdesit po ndihmon një banore në një azil pleqsh.Një punonjëse e shërbimit të kujdesit po ndihmon një banore në një azil pleqsh.

Sigurisht, shkurtimet janë të dhimbshme. Dhe papunësia e ulët nuk është vetëm shprehje force: ajo shpjegohet pjesërisht me pensionimet dhe me më pak konkurrentë nga BE për të njëjtat vende pune.

Mbështetja e tregut përmes konsumit vazhdon, sepse jo të gjithë preken nga krizat: nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të shtetit konsumojnë thuajse njësoj, pasi të ardhurat i kanë pavarësisht nga konjunktura. Ndryshe është në sektorin privat, ku shkatërrohen ekzistenca dhe vende pune.

Gjermania nuk ndodhet para kolapsit. Ajo thjesht po kalon në një fazë të re zhvillimi.

Stanjacioni është real, por jo fundi i suksesit gjerman

Problemet janë të mëdha — këtë s’e mohon askush. Gjermania po përjeton stanjacionin ekonomik më të gjatë që nga viti 1949. S’kemi të bëjmë me një dobësim të çastit, por me disa shndërrime që e godasin Gjermaninë njëherësh, si rrallë vende të tjera, shkroi së fundi ekonomisti i njohur Bert Rürup.

Nga njëra anë, vala e madhe e globalizimit, ajo që e pasuroi vendin, ka ndaluar. Furnizimi me energji po vihet mbi baza të reja.  Konkurrentët kinezë po forcohen. Popullsia po plaket dhe kjo e ngadalëson rritjen.

Njëkohësisht, vala e gjatë e punësimit, e nxitur nga reformat e viteve 2000 të kancelarit Gerhard Schröder (Agjenda 2010), ka arritur në fund. Shqetësuese janë edhe falimentimet, që arritën nivelin më të lartë në njëzet vjet — megjithëse edhe ato kanë një anë tjetër: kur firma joprodhuese dalin nga tregu, lirohet kapital e fuqi punëtore për sektorë më produktivë, sipas parimit të „shkatërrimit krijues”

Por më e ndjeshme është diçka tjetër: që nga viti 2022, eksporti nuk e luan njësoj rolin e lokomotivës për ekonominë gjermane. Gjermania eksporton më pak drejt SHBA, për shkak të barrierave doganore të vendosura nga Uashingtoni; dhe nga ana tjetër, Kina po i përmbyt tregjet me mallrat e veta.

Kur historia përdoret si paralajmërim

Në media dëgjohen krahasime me Republikën e Vajmarit (Weimar) — republikën demokratike të brishtë, që i hapi rrugën Hitlerit. Por ky krahasim, që e bëjnë edhe disa media gjermane, flet më shumë për nerva të tendosura sesa për gjendjen e vërtetë. Politologu i njohur Albrecht von Lucke kujtoi së fundi në këtë kuadër se asnjë brez gjermanësh nuk ka jetuar ndonjëherë kaq mirë sa ky i sotmi. Gjermania ndodhet në një nivel të lartë dhe ankesat që bën janë duke u nisur nga ky nivel. Pra problemi ndoshta është diku tjetër.

Njerëzit u mësuan të mendonin se rehatia e mirëqenia do të vazhdonin pa fund, si thuajse në tridhjetë vitet e fundit,  do të vazhdonin edhe pa investuar sa duhej në të ardhmen; si atëherë kur Gjermania mbështetej te gazi i lirë rus dhe te eksportet e saj.

Por kohët ndryshojnë. Ndërsa Republika e Vajmarit ishte një republikë sapodalë nga Lufta e Parë Botërore, me një shoqëri mjaft të militarizuar, në prag të luftës civile. Krahasuar me atë kohë, përçarjet e sotme janë të vogla.

Kur pesimizmi nuk përputhet me realitetin

Sondazhet e opinionit tregojnë përgjithësisht një shoqëri pesimiste. Por sondazhet regjistrojnë gjendjen e çastit. Politologia dhe studiuesja e njohur e së ardhmes, Florence Gaub shpjegoi në media, se po të shohësh më thellë, në studimet për shoqërinë gjermane, del në pah se kohezioni social ekziston: shtatëdhjetë për qind e gjermanëve kanë besim te bashkatdhetarët e tyre — po aq sa kanë te njëri-tjetri p.sh., finlandezët, ata që mbahen si populli më i lumtur në botë.

Pse rritet pasiguria në një shoqëri të begatë

Nga njëra anë, sepse harrohet se konfliktet janë pjesë e natyrshme e demokracisë, kujton Gaub; e kur ato shtohen shumë, e gjithë jeta na duket si krizë pa fund.

Nga ana tjetër, në shoqëritë perëndimore është përhapur një ndjenjë ngopjeje materiale, që shtron pyetjen edhe më të thellë: çfarë do të thotë sot të ecësh përpara?

Përparimi, tradicionalisht, është kuptuar kryesisht si përparim ekonomik — pra si shtim i pasurisë materiale. Një pjesë e njerëzve, që nuk e kanë arritur këtë, vazhdojnë ta kërkojnë; por një pjesë tjetër, sidomos të rinjtë, kërkojnë diçka krejt tjetër: që të kenë kohë për të jetuar si dëshirojnë vetë, në vend që të akumulojnë pasuri materiale.  Për shumë njerëz, sidomos pas pandemisë së Covid-19, koha personale po bëhet forma më e rëndësishme e pasurisë.

Mes reformave, investimeve dhe përgjegjësisë

Shndërrimet e përmendura ende s’kanë një karakterizim të prerë. Ajo që është e qartë është se marrëdhënia jonë me realitetin po ndryshon, edhe për shkak të inteligjencës artificiale. Por se ku do të çojë ky ndryshim ende nuk është plotësisht e qartë. Disa flasin për një boshllëk konceptual. Dhe pikërisht ky boshllëk prodhon pasiguri — dhe i bën disa njerëz që të votojnë për ekstremet (të cilat premtojnë ta kthejnë pas gjithçka, si ka qenë): për partinë ultra të djathtë AfD, ose për partinë “E Majta”.

Qeveria e kancelarit Friedrich Merz, nga ana e vet, së fundi miratoi disa reforma të nevojshme. Një nga ekonomistët me ndikim në Gjermani, Marcel Fratzscher i tha DW-së se reformat në shëndetësi, në pensione e në tatime ecin në drejtimin e duhur — ndonëse nuk riparojnë asnjë nga ndarjet. Një shtysë më e madhe janë pesëqind miliardë eurot investime publike gjatë dymbëdhjetë vjetëve, për të cilat ra dakord qeveria Merz ditët e ardhjes në pushtet; por çështja mbetet sa prej tyre do të investohen — dhe sa shpejt.

Fratzscher bën thirrje që të hiqet dorë nga zakoni i pasimit të përgjegjësisë; kompanitë, degët e industrisë, partitë duhet të përballen sot me përgjegjësinë e tyre. Se mund të bëhet edhe ndryshe e tregon “Made for Germany” — një nismë e koncerneve të mëdha si Siemens dhe Deutsche Bank, që premtuan dhe nisën plot një vit më parë të investojnë deri në 631 miliardë euro deri në vitin 2028 në Gjermani. Në fund, e ardhmja vendoset pikërisht nga guximi, jo thjesht nga shifrat.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mbi 11.400 pushtues izr@elitë hynë në Al-Aksa gjatë festave hebraike

Mbi 11.400 pushtues izr@elitë hynë në Al-Aksa gjatë festave hebraike

9 minuta më parë
Hamza arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje

14 minuta më parë
Policia e Kosovës organizon aktivitet vetëdijësues kundër dhúnës në Prishtinë

Policia e Kosovës organizon aktivitet vetëdijësues kundër dhúnës në Prishtinë

22 minuta më parë
KPK-ja liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt

KPK-ja liston arsyet për shkarkimin e Blerim Isufajt

48 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH