Kërkimet për banorët që kanë mbetur nën rrënoja prej tërmetit të fuqishëm në Gaziantep të Turqisë, vijojnë. Mediat e huaja raportojnë se dy të mitur të cilët kanë qëndruar të bllokuar nën ndërtesat e shkatërruara janë shpëtuar pas 78 orësh.
Rekordi i përket një gruaje që rezistoi 83 orë dhe sapo doli nga rrënojat, nisi të pyeste zjarrfikësit nëse donin një kafe.
Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 22 mijë persona. Tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit. Përpjekjet e skuadrave të huaja që erdhën në rajonin e goditur nga tërmeti janë vlerësuar shumë pasi kanë dhënë shumë lajme të mira deri më tani.
Më shumë se 1,100 personel kërkimi dhe shpëtimi dhe mbi 70 qen të trajnuar posaçërisht marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit brenda fushëveprimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.


























