Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

    Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

    Haxhiu: Dyshimi për v@rrezë tjetër masive rikujton krimet e lúftës

    Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

    Sveçla konfirmon se u gjet v@rr tjetër masiv në Jabukë të Zubin Potokut

    “Kërkuam arrestimin e Ballukut, jo lirimin e Beqajt!”, Ironi dhe mesazhe therëse në ditën e 64-të të protestës

    Ky është zjarrfikësi që humbi jetën në krye të detyrës si pasojë e aksidentit në Meje të Gjakovës

    Merr fl@kë kondicioneri në një banesë në Prishtinë, intervenojnë zj@rrfikësit

    Sonja Biserko: @arrezat janë treguese të masivitetit të krímeve që Serbia i kreu në Kosovë

    OVL-UÇK: Nderimi i njësive serbe, mohim i krímeve

    Gjendet trupi i alpinistit të njohur nepalez Nirmal Purja pas ortekut në Pakistan

    Skandaloze/ Serbia nderon Brigadën e 37-të që kreu kríme në Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për seancën konstituive

18 Gusht 2025, 14:38
në Lajme
Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për seancën konstituive
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025”.

Pas publikimit të këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare duhet të thirret vazhdimi i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata konstaton që Kryesuesi i Seancës Konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë.

Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”.

Gjykata rithekson që në rrethanat e rastit konkret, ushtrimi i funksionit të deputetëve të zgjedhur në pajtim me këtë Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit që 41 rezulton në zgjedhjen e Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës, dhe i shërben ruajtjes së rendit kushtetues dhe garantimit të funksionimit të institucioneve. Si rrjedhojë, Gjykata sërish nënvizon se nuk ka interes më të mirë të Republikës së Kosovës, se sa organi më i lart përfaqësues të jetë i konstituuar dhe të fillojë sa më parë me funksionimin e tij dhe ushtrimin e kompetencave dhe detyrimeve të tij kushtetuese.

Njoftim i plotë 

Gjykata Kushtetuese ka publikuar tekstin e plotë të Aktgjykimit në rastin me numër të lëndës KO193/25 dhe KO196/25, parashtruar nga: Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, respektivisht, Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit, dhe rregullat 46 (4) dhe 48 (1) (a) dhe 72 të Rregullores së punës, më 7 gusht 2025, lidhur me lëndët e parashtruara nga Memli Krasniqi dhe 12 deputetëve të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Hykmete Bajrami dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës vendosi:

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;

III. TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

IV. TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votim i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë;

V. TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë;

VI. TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VII. TË VAZHDOJË, njëzëri, masën e përkohshme të vendosur më 24 korrik 2025 deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VIII. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

IX. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

X. TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve.

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses në linkun e mposhtëm:
https://api.webgjk-ks.org/Custom/28febcc7-2374-4a49-b5b7-a322e29f3bad.pdf

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

6 orë më parë
Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zj@rreve dhe në kërkim-shpëtim

Haxhiu: Dyshimi për v@rrezë tjetër masive rikujton krimet e lúftës

7 orë më parë
Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Sveçla konfirmon se u gjet v@rr tjetër masiv në Jabukë të Zubin Potokut

7 orë më parë
“Kërkuam arrestimin e Ballukut, jo lirimin e Beqajt!”, Ironi dhe mesazhe therëse në ditën e 64-të të protestës

“Kërkuam arrestimin e Ballukut, jo lirimin e Beqajt!”, Ironi dhe mesazhe therëse në ditën e 64-të të protestës

8 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH