Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i goditur nga rryma sot në Prishtinë, është dërguar në QKUK.
“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë për Telegrafin, Agron Borovci zëdhënës i policisë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it.