Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, teksa ka folur për situatën e djeshme në raport me përfaqësuesit sindikal, i ka premtuar se do të jap dorëheqje, kjo mekushtin nëse veç dëshmohet se në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni është përdorur gjuhë kërcënuese ndaj SBASHK-ut, transmeton Kosova Post.
Gola në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për grevën në arsim ka thënë se gjuha ka qenë në nivel, përveç momentit kur ka eskaluar debati në mes deputetit Dimal Basha dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Në Kosovë mendoj që më shumë sesa paraja, inflacion të tmerrshëm ka pësuar fjala. Unë e kuptoj që nganjëherë duhet me vlerësua paushall, por nuk mundem me kuptu me u jep konstatimi që kryetari i komisionit e ka degradua debatin dje e sindikata ka qenë e kërcënuar e mos me qenë në gjendje as një argument të vetëm me ofru sesi është degradua debati, mua vetëm në këtë Kuvend më ka ndodh . Po më duket dua me heq dorë që me diskutua racionalisht në këtë Kuvend, kjo është bërë terrorizuese”, ka thënë Gola.