Në sheshin “Zahir Pajazi” ka filluar marshi tradicional nga Kolektivi ‘Marshojmë S’Festojmë’, që shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
“Marshojmë për njana – tjetrën” është thirrja e këtij marshi, ku po marrin pjesë vajza e gra të të gjitha moshave, në mesin e tyre edhe nga jeta publike.
‘Drejtësia me vonesë është padrejtësi’, ‘Sot marshojmë çdo ditë luftojmë’, ‘Trupi jem e drejta jem’ janë disa prej pankartave që po mbajnë në duar pjesëmarrëset e këtij marshi.


























